Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative në Komunën e Gjakovës do të vazhdon edhe këtë vit me realizmin e projekteve që janë strategji e politikave të reja.

Sipas drejtorit të këtij dikasteri Flamur Fetahaj një sfidë e vitit 2018 ishte zhvendosja e dokumentacionit dhe zyrtarëve komunal nga objekti i kuvendit në objektin e ish bankosit, ku tashmë ofrohen shërbimet.

Ai tregoj se në kuadër të ivestimeve kapitale për këtë vit është planifikuar ndërtimi i zyrës së gjendjes civile në fshatin Damjan si dhe renovimi i qendrave të tjera.

Një problem me të cilin po përballen komunat e Kosovës ndër to edhe Gjakova është ë mungesa e materialit për dhënien e dokumenteve të gjendjes civileKa dy muaj që qytetarët nuk kanë mundësi të pajisen me certifikata origjinale. Kjo për shkak të procdedurave të prokurorimit nga ana e Ministrisë së  Punëve të Brendshme.

Përkundëër cdo sfide vlen të theksohet se personeli i sektorit të gjendjes civile punën me palë e fillojnë nga ora 08:00 deri në oren 16:00 me qëllim që të jenë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës./TV Syri Vision/