Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, që këtë vit fokusohet në rolet e reja të muzeve si aktorë aktivë në komunitetet e tyre, muzeu etnografik i Gjakovës kësaj radhe e shënoj këtë ditë pak më ndryshe se vitet e tjera.

Me këtë rast përfaqësues nga muzetë e qyteteve të ndryshme të Kosovës u mblodhën sot në Gjakovë në një takim të përbashkët ndërmuzeal. Roli i muzeve në shoqëri po ndryshon. Muzetë vazhdojnë të reinventojnë veten në kërkimin e tyre për t'u bërë më interaktiv, me fokus në audiencë, dhe me orientim nga komuniteti, kështu tha drejtori i muezut etnografik Besmir Hasi.

Hasi theksoj se muzeu i Gjakovës është i pasur me eksponate të ndryshme të cilat datojnë që nga kohët e lashta, si në në sektorin e arkeologjisë ashtu ëdhe atë të etnografisë.

Përveq prioriteteve, si një hap i parë i komunikimit ndërmuzeal është edhe përmirësimi i gjendjës aktuale të muzeve të Kosovës. Sipas përfaqësuesve të këtij dikasteri ajo qka nevojitet është përkujdesja intitucionale dhe miratimi i ligjit për muzetë.

 

Në këtë takim që u organizua për herë të parë, u diskutua dhe për mundësitë që bashkarisht të punohet për të reflektuar në aktualitet të gjendjes së veprimtarisë muzeale,  që të kemi muze sa më funksional dhe me kushte bashkëkohore pune e poashtu për të parë mundësitë e zhvillimit të kësaj fushe në të ardhmen./TV Syri Vision/