Gjakova
Shkronjat

Përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e Luftës Çlirimtare është jetësor për një të ardhme paqësore. Drejtësia është përcaktuesja e mënyrës së të qenit tonë në botë si dhe mundësi për bërjen e shtetit dhe zhvillimin e vetes sonë në raport me të tjerët.

Mungesa e saj është evidente sidomos në institucionet shtetërore. Kështu u tha në klubin e debatit organizuar nga  Shoqata e Intelektualëve Jakova, me temën “Mungesa e drejtësisë si pamundësi për lirinë” në të cilin ligjeroj profesori Arben Hoxha.

Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Jakova, Ruxhdi Sefa  trgoj arsyet e organizimeve të tilla nëpër klubet e debatit dhe qëllimin e këtij aktiviteti.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin intelektualë të lëmive të ndryshme të cilët patën rastin të diskutojnë më gjerësisht për qështjen e drejtësisë dhe sfidat e saj. Jemi në situatën që ne po e vërtetojmë vërtetësinë e vetes dhe shtetit tonë.Kjo për faktin se ende mungon drejtësia dhe liria nuk mund të ndihet e plotë u tha me këtë rast./TV Syri Vision/