Gjakova
Shkronjat

Qytetarë të komunës së Gjakovës, aktivistë të organizatave joqeveritare si Let’s Do it Kosova, YMCA, Bonevet, Green Art Center, Iniciativa e Femrës Kosovare si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme bashkarisht u bënë pjesë e aksionit për pastrimin e Shkugzës, nismë kjo e cila është organizuar nga kuvendi komunal.

Pastrimit të këtij ambienti iu bashkua edhe kryetari I komunës Ardian Gjini I cili tha se duhet japim të gjithë kontributin tonë për pastërtinë e qytetit, andaj vetëm të bashkuar në mënyrë vullnetare mund ta bëjmë Gjakovën qytetin më të pastër në Kosovë.

Kujdesi për ambientin dhe krijimi i sa më shumë hapsirave të gjelbëruara, si dhe ruajtja e ambientit duhet të jenë disa nga prioritetet e qytetarëve të komunës tonë.

Një kontribut në pastrimin e Shkugëzës e dhanë edhe punëtorët e kompanisë së mbeturinave “Çabrati”. Në anën tjetër nxëmësit apeluan për qytetarët të cilët preferojnë që të ndalen këtu dhe të pushojnë në këtë pjesë të qytetit që ta mbajnë të pastër këtë hapësirë gjelbëruese.

 

Në kuadër të këtij aksioni komuna e Gjakovës është përkujdesur që të vendos edhe shportat për  mbeturina në shtigjet e Shkugëzes por edhe në pjesë tjera të qytetit. Kjo fushatë dedikuar mjedisit ka filluar me 20 Mars dhe do të zgjasë deri më 5 Qershor./TV Syri Vision/