Gjakova
Shkronjat

Kolegji “Mehmt Akif” në Gjakovë është shpallur fitues i garës komunale për ndihmën e parë , e cila u organizua nga organizata Kryqi i Kuq.

Të gjithë po kujdesëshin për përgatitjet e fundit. Nxënës të shkollave të mesme të Gjakovës sot u bënë pjesë e aktivitetit “Gara komunale për ndihmen e parë”, e cila u organizua nga Kryqi i Kuq. Drejtoresha e kësaj organizate humanitare, Fllanza Bakija-Lama ka treguar se për këtë garë, janë mbajtur trajnime nëpër shkollat e mesme të komunës së Gjakovës, ku edhe janë përzgjedhur grupet e nxënësve më të suksesshëm për të qenë pjesë e garës.

Që kjo garë të shkojë sipas procedurave se si duhet të ofrohet ndihma e parë, u përkujdesen edhe vullnetarët e kryqit të kuq.

Secili prej nxënësve që iu nënshtrua garës mësuan se cilat janë parimet kryesore të organizatës Kryqi i Kuq dhe se si duhet të ofrohet ndihma e parë në qfarëdo rasti, qoftë në ndonjë aksident. Ata thanë se në rast nevoje tashmë janë të gatshëm të ofrojnë ndihmen e tyre.

 

Vendin e parë të kësaj gare e rrëmbeu kolegji “Mehmet Akif”, me ç’rast do të vazhdojë garën edhe në nivel Kosove. Ndërsa vendin e dytë e morën nxënësit e shkollës së mesme së Mjekësisë "Hysni Zajmi" dhe në vendin e tretë  doli shkolla e muzikës "Prenk Jakova"./TV Syri Vision/