Gjakova
Shkronjat

Në dorë po i mbanë pjesët kockore nga mbetjet mortore të vëllaut të saj. Zhaneta Nura Vala ribashkoj pjesë kockore në varrin ku pushon trupi i martirit Taulant Nura.

Po sot në kodrën e Çabratit në Gjakovë u mblodhën edhe familjarë të tjerë për të bërë ribashkimin e pesë trupave të më të dashurëve të tyre të cilat janë identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Ata janë Ilir Berisha, Ferhat Bicurri, Driton Lluhani, Florim Luzha, Taulant Nura të cilët u vranë nga ushtria paramilitare serbe në luftën e fundit të Kosovës. Se sa ishte i vështirë momenti i ribashkimit të mbetjeve mortore këtë e treguan vetë familjarët të cilët nuk iu përmbajtën lotëve.

Teksa qëndronin afër varreve nënat gjakovare u shprehën se edhe sot dhimbja dhe ankthi janë po të njëjta si në momentin kur ju vranë bijtë dhe vajzat e tyre.

Ata u shprehën të zhgënjyer me institucionet e Kosovës dhe kërkojnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Kjo ceremoni u bë nën vëzhgimin e zyrtarëve nga Ministria e Drejtësië gjegjësisht nga departamenti i mjekësisë ligjore dhe njësia e komisionit qeveritar. Ne kërkuam të kuptojmë se ku janë gjetur këto mbetje mortore, mirëpo përfaqësuesit  e këtij departamenti I thanë tv syri vision se nuk kanë të drejtë të prononcohen për media. Në anën tjetër familjarët e personave të pagjetur thonë se asnjëherë nuk do të ndalen deri se të gjendet edhe personi i fundi i pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë./TV Syri Vision/