Gjakova
Shkronjat

Ditë më parë në rrugën Anton Çetta në qytetin e Gjakovës janë shfaqur probleme në sistemin e kanalizmit dhe ujërave të zeza. Banorët kërkojnë që të ndërmirren masa dhe të regullohet kjo qështje e cila po i preukopon.

Ujërat e  zeza dolën në sipërfaqe nga rrjeti i kanalizimit. Kanë mjaftuar pak reshje shiu që ujërat e zeza ta mbulojnë hapësirën e këtij biznesi që ndodhet në  rrugën “Anton Çetta” në lagjen Orize në Gjakovë. Këto video inqizime në adresë të televizionit Syri Vision i ka dërguar vetë pronari Ermal Stuja. Ai tha se ky problem ka ardhur për shkak të vjetërsisë së gypave dhe kapacitetit të vogël të tyre, mirëpo edhe për shkak të punimeve të cilat janë duke u kryer në  kuadër të projektit “Eliminimi i Ujërave të Ndotura- Faza V”, i cili financohet përmes një donacioni nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfË dhe po menaxhohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”. Ai tha se për mënjanimin e tyre i ka paralajmëruar edhe organet komunale dhe kompaninë rajonale të ujësjellësit “Gjakova” duke u dërguar kërkesë për ndërhyrje.

 

Sipas tij ky problem nuk është individual por I përgjithshëm, andaj kërkohet një zgjidhje sa më e shpejtë sepse nëse vazhdon të ketë reshje shiu atëherë rrezikohet që ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe përsëri. Në anën tjetër ne u interesuam që të marrim një përgjigje nga zyrtarët komunal, gjegjësisht nga drejtoria e shërbimeve publike, mirëpo ata thanë që deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ankesë në lidhje me këtë qështje./TV Syri Vision/