Gjakova
Shkronjat

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur për vizitë komandantin e KFOR-it italian në Kosovë, kolonel Ruggero Cucchini, i cili njëkohësisht komandon edhe me forcat ushtarake të KFOR-it - Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim në bazën “Villaggio Italia”.

Kjo vizitë kishte karakter njohës mes dy palëve por u fol edhe për bashkpunimin në mes të komunës së Gjakovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

 

"Jam shumë I lumtur që jam këtu me kryetarin e komunës së Gjakovës në fllim të misionit tonë.Ne këmi një bashkpunim tëmirë më kryetarin Gjin. Natyrisht që ne jemi të fokusuar në qështje të sigurisë, por poashtu jemi të fokusuar edhe në projektetë zhvillimit. Kemi gjetur një gatishmëri nga aa e kryetarit për të bashkëpunuar. Së bashku me ambasadë jemi në përpjekje për të realizuyar një projekt në të ardhmen. Ja I lumtur që do tëkemi mundësinë të punojmë së bashku", tha komandanti i KFOR-it Italian,  kolonel Ruggero Cucchini.

Mes tjerash u tha se bashkpunimi në mes të KFOR-it italian dhe komunës së Gjakovës do të vazhdojë edhe më tutje jo vetëm në ofrimin e sigurisë por edhe në fusha tjera të zhvillimit të vendit./TV Syri Vision/