Gjakova
Shkronjat

Një tjetër rrugë sot iu shtua infrastrukturës së përgjithshme qytetit të Gjakovës. Bëhet fjalë për segmentin rrugor I cili është në afërsi të rrugës trazite apo në anën e djathtë të sallës sportive “Shani Nushi”.

Sipas kryetarit Ardian Gjini vlera e investimit të këtij projekti është rreth 50 mijë euro.

Gjatë ditës sotme është inauguruar edhe rruga kryesore në fshatin Lugbunar. Kjo rrugë e cila ka një gjatësi rreth 2 kilometra  qeverisje komunale I ka kushtuar afër 100 mijë euro. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përfaqësues nga niveli qendror,  lokal si dhe banorë.

Me rastin e këtij inaugurimi banorët e këtushëm kishin përgatitur edhe një koktel. Ata u shprehën falënderues për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës.

Sipas kryetarit Gjini në ditët në vazhdim edhe  në zona të tjera do të fillojnë punime të tilla infrastrukturore, të cilat janë investim nga qeverisja komunale./TV Syri Vision/