Gjakova
Shkronjat

Një vizitë në kuadër të fillimit të vitit shkollor kryetari i komunës Ardian Gjini e bëri edhe në shkollën fillore “Këlmend Rizvanolli”.Respektimi i rregullave, pastërtia dhe higjiena, motivimi dhe produktiviteti i vazhdueshëm ishin disa nga qështjet që u diskutuan gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënëset .

Ashtu si në çdo institucion tjetër arsimor edhe këtu  kryetari  Gjini ka theksuar që duhet të punojmë bashkë për të arritur standartin minimal nëpër të gjitha shkollat e komunës sonë.

Stafi drejtues i shkollës u shprehën se do të angazhohemi maksimalisht në edukimin e brezave të rinj.

Mes tjerahs u tha se pasi të realizohen objektivat që ka kuvendi komunal nëpër të gjitha shkollat, atëherë do të vazhdohet me arritjen e qëllimeve tjera siç janë furnizimi i shkollave me mjete didaktike./TV Syri Vision