Gjakova
Shkronjat

Ngrohtësisht  e pritën kryetarin  e komunës Ardian Gjinin, nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Hereqit” me rastin vizitës e cila u bë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Në takim me mësimdhënësit Gjini tha se duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj ambientit brenda dhe jashtë shkollës, mirëpo duke mos lënë anash edhe angazhimin e tyre në mësimdhënie

Nga ana tjetër drejtori Bajram Dobraj tha se një kërkesë primare për këtë shkollë është uji i pijshëm. Por pati edhe kërkesa tjera.

Por këto kërkesa sipas kryetarit Gjini së shpejti do të realizohen. Në këtë vit do të ndërtohet trotuari në afërsi të shkollës e poashtu qështja e ujit të pijshëm do të rregullohet falë projektit të shtritjes së rrjetit të ujësjellësit në të gjithë zonën u tha me këtë rast./TV Syri Vision/