Gjakova
Shkronjat

Ditën e stome kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpuntorë e filloj me vizitë në shkollën fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë të Hasit me rastin e fillimi të vitit shkollor 2018/2019.

Gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit i pari i komunës mes tjerash ka theksuar që një komunikim i mirë sjellë një produktivitet dhe rezultat afatgjatë jo vetëm në arsim por në të gjitha sferat e jetës. 

Nga ana tjetër drejtori Musa Shala mes falënderimesh tha se të gjithë akterët relevantë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të ndërtojmë një brez më të arsimuar.

Në mes tjerash u tha se në shkollë “Haxhi Hoti” do të krijohen kushte të një standardi të mirë për vijimin e procesit normal mësimor, ashtu siç e meriton secili nxënës.Një projekt i cili u përmend të realizohet përgjatë këtij sipas mundësive financiare është ndërtimi i një kalldaje me naftë dhe investimi në sistemin e ngrohjes së kësaj shkolle./TV Syri Vision/