Gjakova
Shkronjat

Gjatë ditës së sotme pothuajse në cdo pjesë të qytetit  qytetarë dhe vullnetarë të ndarë në grupe kanë pastruar hapësirat e ndotura nga mbeturinat. Aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” iu kanë përgjigjur edhe përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare si dhe qytetarë.

Një anagazhim e dhanë edhe punëtorët e  kompanisë së mbeturinave “Çabrati” të cilët përmes makinerisë dhe paisjeve të ndryshme bënë pastrimin e qytetit dhe ishin prezent aty ku ishte e nevojshme. Në anën tjetër edhe stafi I Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në mënyrë vullnetare morën pjesë në këtë fushatë. Ata së bashku me kryetarin Ardian Gjini, dhe bashkëpunëtorët komunal bënë pastrimin e hapsirës përreth qendrës dhe sahat kullës.

Por gjatë kohës kur zyrtarët komunal dhe ata të QKMF-së  po bënin largimin e mbeturinave nga kjo pjesë e qytetit, pati edhe prej atyre që kishin zgjedhur që të kalonin kohën në kafiteri dhe nuk shprehën interesim të ofronin kontribut. Të papritueshëm në pastrimin e mjedisit u panë nxënësit e shkollave fillore të Gjakovës të cilët bashkarisht pastruan oborret në secilën shkollë.

Këtë aksion e përkrahen edhe grupe të rinjësh, vullnetarë nga bashkësia islame në Gjakovë, kompanitë e pastrimit të angazhuara nga ministria, përfaqësues të partive politike etj bënë pastrimin e hyrje daljeve të qytetit. Kësi lloj aktivitetesh do të ketë përgjatë tre muajve. Andaj apelohen të gjithë qytetarët që të behën pjesë e këtij aksioni. Një përgjegjësi e jona është që ta mbajmë Kosovën të pastër dhe ta bëjmë Kosovën një vend që të gjithë e duam./TV Syri Vision/