Gjakova
Shkronjat

Si në gjithë vendin edhe në komunën e Gjakovës sot ka nisur aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, I cili organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ku janë të ftuara të gjitha institucionet dhe qytetarët e vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

Në hapje të këtij aksioni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë aktiv gjatë kësaj fushate të pastrimit, ndërsa ka garantuar se komuna do të angazhohet që në të ardhmen në Gjakovë të jetë një gjendje shumë me e mirë e ambientit.

Përveç komunës, një mobilizim e treguan edhe shumë institucione e organizata tjera joqeveritare, dhe qytetarë të cilët janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave për të bërë pastrimin e cdo hapësire të ndotur nga mbeturinat.

Në kuadër të anagazhimit të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” një organizim e ka bërë edhe ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Aksioni ta pastrojmë Kosovën po zhvillohet në 35 komuna dhe në të po marrin pjesë mbi 100 mijë persona. Ky aksion do të përmbyllet me 15 dhjetor, ndërsa synohet pastrimi i gjithmbarshëm i tërë territorit të komunës së Gjakovës./TV Syri Vision/