Gjatë ditës sotme kryetari i komunës Ardian Gjini ka vizituar shkollën e mesme teknike” Nexhmedin Nixha” , me ç’rast ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për një fillim të mbarë të vitit shkollor.
Gjatë këtij takimi Gjini tha se bashkarosht do të bëjmë përpjekje të mëdha për angazhimin e të gjithë akterëve për ta lëvizur përpara sistemin e arsimit.
Edhe këtu stafi menaxherial pati kërkesa për përmirësim të infrastrukturës, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira dhe mësimdhënie sipas standardeve bashkëkohore.
Gjatë këtij takimi i pari i komunës ka porositur ata që të jenë të përkushtuar në rrugën e dijes.Ndër të tjera u tha se mësimdhënësit nuk janë vetëm të punësuar, por profesioni i tyre është i shenjtë dhe kërkon më shumë angazhim për të arritur suksese./TV Syri Vision/