Gjakova
Shkronjat

Drejtoria komunale e arsimit në Gjakovë ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor 2018/2019 I cili do të fillojë me 3 shtator. Sipas drejtorit Bernard Frrokaj  gjatë verës pothuajse në të gjitha shkollat  e komunës si ato fillore dhe të mesme është punuar në infrastrukturën e përgjithshme.

Përveq infrastrukturës drejtoria e arsimit është kujdesur që të siguroj edhe transportin për nxënësit.

Dihet që gjatë këtyre ditëve kanë qenë të hapura konkurset për pranimin e mësimdhënësve në fushat përkatese, mirëpo sfidë ka qenë konkursi për gjuhën gjermane I cili sipas drejtorit Frrokaj asnjë kandidat nuk I ka plotësuar kriteret adekuate.

Këtë vit në klasën e parë do të vijojnë mësimin 1300 nxënës, ndërsa deri në klasën e 12-të janë gjithësej 15 mijë nxënës të cilët do të fillojnë vitin e ri shkollor 2018/2019.TV Syri Vision/