Gjakova
Shkronjat

Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë, sot ka pranuar një donacion në vlerë prej 15 mijë franga nga Brigada e Zjarrëfiksve të Bazelit në Zvicër. Ata kanë premtuar që do të vazhdojnë të ndihmojnë këtë brigadë edhe në të ardhmen.

Brigadën e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës, sot e kanë vizituar zjarrëfikësit e brigadës nga Bazeli i Zvicrës. Qëllimi i kësaj vizite ishte dhurimi i disa paisjeve të nevojshme dhe të domosdoshme për zjarrëfikje dhe shpëtim. Bëhet fjalë për uniformë, helmeta, gypa të ujit për fikjen e zjarrit,  dhe mjete tjera, donacion ky i cili kap vlerën prej 15 mijë franga. 

E këto paisje, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Pashtrik Xërxa, i vlerësoj tejet të nevojshme.

Në dorzimin e këtij donacioni i pranishëm ishte edhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Luan Dinaj, i cili tha se komuna e Gjakovës ka nevojë për donacione të tilla.

Ky donacion erdhi nga iniciatori kryesor Gjergj Vokrri i cili është edhe officer i brigadës së zjarrëfikësve në Bazel si dhe nga marrëveshja e nënshkruar një vit me parë nga e ish drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Ndue Muçaj me brigadën e Bazelit.

 

Zjarrëfikësit nga Bazeli thanë se do të mundohen të sigurojnë edhe mjete të tjera, në mënyrë që zjarrfikësit të ushtrojnë misionin e tyre me mjete të sigurta. Tani këto paisje do të jenë në shërbim të zjarrëfikësve gjakovarë të cilët edhe në mungesë të kushteve më elementare për punë falë entuziazmit dhe përkushtimit po tregojnë suksese të mëdha në detyrat e tyre./TV Syri Vision/