Gjakova
Shkronjat

Mbrëmë në shkollën e Muzikës” Prenk Jakova”  studentët pjesëmarrës të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës mbajtën koncert. U ekzekutuan  vepra të ndryshme të muzikës botërore.

 Edicioni i shtatë i Akademisë Verore Evropiane të Muzikës ndërron ritmin e jetës kulturore në qytetin e kulturës. Ishin studentët e klasës së solokëndimit ata të cilët mbajtën koncertin e tyre në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” ku të pranishëm ishin profesorë, studentë dhe muzikdashës. Vepra të njohura të kompozitorëve botëror si Handel, Mozart, Wagner, Verdi u interpretuan mbrëmë. Sipas studentëve kjo akademi është një mundësi e mirë për të njohur profesorë nga evropa, për të mësuar më shumë për muzikën klasike, për instrumentet, për muzikë dhome etj. Duke folur për eksperiencën e tyre më të re, si pjesëmarrës në këtë akademi, ata u shprehën se provat e shumta që kanë bërë këto ditë, kanë një vlerë të madhe për të ardhmen e tyre si muzikantë.

 

E lumtur për performancën e studentëve si dhe për punën e tyre gjatë këtyre ditëve u shpreh profesoresha e solokëndimit Caroline Isabel Merz.

 

Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv dhe artistik i ESMA-s, Desar Sulejmani duke folur për këtë edicion, falënderoj komunën e Gjakovës, drejtorinë për kulturë rini dhe sport, studentët, profesorët dhe gjitha ata që e mbështetën këtë akademi.

 

Pas interpetimit në grupe, krejt në fund studentët dhe profesorët krijuan një klasë të operës dhe interpretuan të gjithë së bashku.Ceremonia përmbyllëse e kësaj akademie  do të jetë sonte me një koncert të përbashkët./TV Syri Vision/