Gjakova
Shkronjat

Shoqata e Transportit të Udhëtarëve në Gjakovë edhe sot kanë vazhduar grevën.

Ata kanë deklaruar se pas takimit që patën dje në Ministrinë e Infrastrukturës, ende nuk kanë ndonjë përgjigje pozitive në lidhje me kërkesën e tyre për anulim të linjave të reja të transportit nga Stacioni i Autobusëve në Gjakovë. Sipas tyre, vizita kanë pasur vetëm nga pjesëtarë të policisë dhe inspektoriatit, ani pse kjo grevë kanë thënë se është e qetë dhe pa probleme, me përjashtim të mosmbajtjes së relacionit Gjakovë-Prishtinë.

E nëse nuk ka ndonjë reagim nga institucionet, Shoqata e Transportit të Udhëtarëve është e vendosur për vazhdimin e grevës, duke mos përjashtuar mundësinë e zgjerimit të saj në kuptim të ndaljes së transportit me  autobus edhe në drejtim të Pejës dhe Prizrenit.

Pronarë te kompanive që janë pjesë e kësaj greve kanë shprehur keqardhje ndaj udhëtarëve të cilët sipas tyre po gjejnë forma të tjera për të udhëtuar për në Prishtinë. Megjithatë, gjatë ditës së sotme ata kanë mundësuar dy linja të crregullta për hir të qytetarëve, por që nesër nuk do të ekzistojë një mundësi e tillë./Tv Syri Vision/