Gjakova
Shkronjat

Kultivimi i pemëve të imëta siq janë mjedra, manaferra dhe aronia në Gjakovë, po sjellë përftime të mira për ata që merren më këtë kulturë bujqësore. Në mesin e kultivuesve është edhe Xhavit Alija nga fshati Hereq i cili ka tri vite që  mirret me këtë veprimtari. Ai na tregoj se kjo hapësirë prej 5 hektarë tokë e mbjellur me mjedër, manaferrë dhe aroni dikur ishte zonë malore ndërsa tani është kthyer në tokë bujqësore.

Alija u shpreh i kënaqur me rendimentin e këtyre kulturave plasimin e të cilave e ka bërë në tregun gjakovar.

Pasi është një sasi e madhe prej 5 hektarësh është e domosdoshme të mbahet i freskët fruti I pemëve të imta e për këtë ai është përkujdesur ta ketë edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Mirëpo që Xhaviti të ketë më shumë sukses në këtë veprimtari atij i ka dal në ndihmë bashkëshortja Florija e cila tha se mjedra, manaferra dhe aronia  janë kultura produktive dhe të njëjtën kohe edhe fitimprurëse.

Për vjeljen dhe përkujdesjen e këtyre kulturave bujqësore janë të punësuar 4 punëtorë të rregullt, Ndërsa punëtorë sezonal janë punësuar diku 30-40 persona.

Familja Alija gjatë tërë ditës përkushtohet maksimalisht në këtë veprimtari, ata thonë se kanë arritur të kenë një standard të mirë jetësor. Kjo familje synon që ta zgjerojë edhe më shumë veprimtarinë e kultivimit të pemëve të imëta dhe ti plasojë produktet në tregun e jashtëm./TV Syri Vision/