Gjakova
Shkronjat

Ka dy ditë që në shkollën e muzikës "Prenk Jakova" në Gjakovë është hap konkursi për pranimin e nxënësve për klasën e I-rë për vitin shkollor 2018/2019.Drejtori Kastriot Sada tha se dokumentacioni i nevojshëm është libreza e notave të shkollës fillore ndërsa afati i aplikimit është deri me 31 gusht. Kurse provimi pranues do të jetë me 1 shtator në ora 09:30 dhe po në këtë ditë do të bëhet edhe shpallja e rezultateve.

Por në këtë vit shkollor ky institucion ka edhe një risi.

Sipas udhëzimit administrativ shkolla e muzikës nuk do të ju ndaloj aplikimin edhe atyre nxënësve që kanë përfunduar klasën e dytë për instrumentet: piano, kitarë dhe harqe si dhe atyre nxënësve që kanë përfunduar klasën e katërt për instrumentet me frymë dhe perkusione, por me një kusht që këta nxënës të tregojnë sukses maksimal gjatë testimit. Kjo për arsye që të shikohet mundësia që në të ardhmen të avancohen këta nxënës./TV Syri Vision/