Gjakova
Shkronjat

Përmes një postimi në rrejtin social facebook presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur humanistes serbe Natasha Kandiq e cila përmes një letre dërguar Thaçit i ka kërkuar që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që ta vizitojnë këtë vit kishën. Mirëpo një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga nënat gjakovare të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre. Nëna Ferdonije Qerkezi ka reaguar për këtë vendim. Ajo tha se kjo vizitë nuk duhet të lejohet pasiqë malli për objektet nuk mund të krahasohet me mallin e familjarëve tanë.

Ajo pati edhe një lutje për presidentin Thaqi.

Tashmë 20 vite janë bërë që nëna gjakovare bart në vete kujtime e dhimbje e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999, pasi që forcat paramilitare serbe në luftën e fundit të Kosovës ia rrëmbyen asaj bashkëshortin Halimin me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, dhe Edmondin. Ajo nuk mund ta harroj kurrë ditën kur policia serbe ia rrëmbeu familjarët dhe këtë histori e ka rrëfyer disa here edhe për televizionin Syri Vision./TV Syri Vision/