Gjakova
Shkronjat

Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm Këmbanat e kishës ortodokse në Gjakovë ranë për të thirrur besimtarët.Por përpos disa prej tyre që erdhën nga Hoqa dhe nga kisha e Deqanit të tjerë që ishte paralëmrëruar se do të vinin nuk erdhën.

Deri sa njëri nga priftërinjtë e kishës së deqanit po e kryente liturgjinë e zakonshme ,jashtë kishës filluan të mblidhen qytetarë gjakovarë duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë .Disa nga protestruesit përpos që shprehën pakënaqësi për vizitën e serbëve thanë se fajtor është presidenti Thaçi dhe të gjithë krerët e tjerë institucionalë për atë se çfarë po përjetojë familjet në Gjakovë.

Protestuesit bllokuan me vetura hyrjet e rrugëve që të qojnë në kishë në mënyrë që të mos lejojnë pelegrinazhjin aty.E Deri sa po mbante fjalim është alivanosur Nesrete Kumnova nga thirrjet e nënave dhe anëtare e komisionit shtetëror për të pagjeturit.U thirr autoambulancës për ti ardhur në ndihmë.Forca të shumta të policisë u panë këtë ditë rreth kishës por edhe rrugëve që të qojnë atje.Forcat e rendit nuk i lejuan protestuesit as ti afrohen kishës.Policia po ashtu filloi largojë veturat e parkuara me qëllim të lirimit të hyrjes në kishë.këtu pati incident.Deri sa frocat e rendit larguan automjetet nga rruga ato u qëlluan me gurë e bojë.Për këtë disa persona u arrestuan.

Brenda në kishë dhe në oborr gjërat u zhvilluan sikur nuk po ndoidh asgjë.Pas interesimit tonë të mësojmë nga prifti se përse nuk erdhën pelegrinët dhe se si ai e spjegon protestën e gjakovarëve ai nuk deshi të flaës me 


Pas 4 orësh qëndrimi në kishë ata pak besimtarë ikën të shoqëruar nga poilicia e kosovës.Protesta kundër pelegrinëve serbë është thirrur nga qytetarët e Gjakovës./Tv Syri Vision/