Gjakova
Shkronjat

Përveq klasëve të rregullta gjatë tërë vitit, gjatë sezonës së verës, në Qendrën Krijuese BONEVET, janë mbajtur kampe të ndryshme. Për aktivitetet që u mbajtën gjatë kësaj sezone verore në kuadër të kampeve, ka folur administratorja e kësja hapësire, Zana Nallbani.

E pas sezonës verore, koha është për organizimin e klasëve të reja për periudhën 2018-2019

Që të ofrojë mbështetje profesionale për krijuesit e rinj, BONEVET është pasuruar edhe me pjesëtarë të rinj të ekipit, të cilët do të ndihmojnë në plotësimin e planprogramit të klasëve, me fokus të veqantë matematikën. Nallbani ka përmendur edhe projekte të reja që do të implementohen brenda hapësirës.

Të interesuarit për t’u bërë pjesë e BONEVET-it mund të vizitojnë hapësirat e saj për të marrë cfarëdo informacioni mundësi regjistrimi, apo mund të vizitojnë faqen zyrtare të saj në internet./Tv Syri Vision/