Gjakova
Shkronjat

Në një intervistë për Tv Syri Vision kryetari i Lëvizjes VV Albin Kurti ka thënë se meqenëse është paralajmëruar takimi i tretë i presidentit të Kosovës me atë të Serbisë ne konsiderojmë se bisedimet po zhvillohen pa mandate nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kurti me këtë rast ka përmendur zhvillimet e fundit të luginën e Preshevës se pastrimin e territorit nga shqipëtarët  që aktualisht po bën shteti serb.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin kurti në këtë intervistë ka potencuar se në vjeshtën që kemi përpara zhvillimet politike i sheh si shumë të tensionuara .

Kurti ka thënë se LVV por edhe vetë se qytetarët nuk duhet të lejojnë as autonomi për veriun, e as ndarje të Kosovës./Tv Syri Vision/