Gjakova
Shkronjat

E aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999, Dita Ndërkombëtare e Rinisë synon promovimin e aktviteteve për të rinj në të gjithë botën.

E Këshilli i Veprimit Rinor Lokal së bashku me Drejtorinë Komunale të Kulturës, Rinisë, dhe Sportit në Gjakovë kanë vendosur që për herë të parë përmes organizimit të Javës së Rinisë, aktivitetet kushtuar kësaj kategorie të shoqërisë të mbahen për një javë rresht

Disa nga aktivitetet që do të mbahen gjatë kësaj jave të rinisë janë debat rreth sfidave të rinisë, promovimi i talentëve të rinj, dhe shfaqje të filmave të ndryshëm.

Drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport në Gjakovë, Saranda Hyseni, është shprehur se fuqizimi i rinisë dhe mbështetja e aktiviteteve të organizuara nga ata është një nga synimet kryesore të këtij dikasteri.

Për organizimin e javës së rinisë KVRL-ja ka hasur edhe në mbështetjen e organizatave të ndryshme në Gjakovë, por edhe anëtarët e saj, të cilët u panë të angazhuar në krijimin e një pamje më ndryshe brenda Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë./Tv Syri Vision/