Gjakova
Shkronjat

Federata e Volejbollit të Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Volejbollit “Vëllaznimi” dhe Komunën e Gjakovës gjegjësisht drejtorinë për Kluturë, Rini dhe Sport për herë të parë kanë organizuar Kampionatin Ballkanik në volejboll për grupmoshën U17 në konkurencën e femrave.

Që nga data 18-22 korrik qyteti I Gjakovës do të jetë nikoqir I këtij aktiviteti sportiv I cili do të zhvillohet në palestren e sporteve “Shani Nushi”.

Ekipet përfaqësuese që do të marrin pjesë në këtë kampionat janë: Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Turqia tha kryetari I klubit të volejbollit “Vëllaznimi”, Blend Haxhikadrija.

Të gjithë sportdashësit gjakovarë kanë mundësinë që përgjatë 5 ditëve të këtij kampionati ballkanik të shohin volejboll cilësor dhe shumë profesional thanë organizatorët./TV Syri Vision/