Gjakova
Shkronjat

Kjo rrugë e gjatë 1722 metra brenda një muaji do të jetë e asfaltuar, Bëhet fjalë për rrugën e cila ndodhet në fshatin Guskë të komunës së Gjakovës.

Në nisjen e punimeve për ndërtimin e saj, erdhi edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë.

Fakti se ky fshat së shpejti do të ketë të përfunduar projektin për asfaltimin e rrugës, gëzoi pa masë banorët e këtij fshati në Gjakovë.

Finalizimi i këtij projekti infrastrukturor në fshatin Guskë, qeverisjes komunale të Gjakovës do t’i kushtojë 130 mijë euro./Tv Syri Vision/