Gjakova
Shkronjat

U shënua 20 vjetori i rënies herokike të dëshmorëve të fshatit Hereq. Me këtë rast u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati.

Në fshatin Hereq në luftën e fundit të Kosovës dhanë jetën për liri 17 dëshmorë dhe 14 martirë, të cilët sot shënuan 20 vjetorin e rënies heroike. Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, në këtë memorial erdhën familjarë e qytetarë të shumtë për të bërë homazhe. Familjarët thanë se kjo ditë aq sa është krenari që gjaku i fëmijëve tanë solli lirinë, është edhe dhembje për ne që humbën më të dashurit tanë.

Në nderim të 23 prillit ditës së dëshmorëve të Hereqit, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës dega në Gjakovë, bashkëluftëtarë, deputet të kuvendit të Kosovës vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe. T’i kujtojmë e të përulemi para atyre që jetën ia kushtuan atdheut, ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre kështu tha kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Në këtë vend erdhën edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, kryetari i OVL-UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj, përfaqësues të FSK-së, si dhe përfaqësues të lëvizjes Vetvendosje për ti nderuar me homazhe gjithë të rënët për liri. Me homazhe dhe një minutë heshtje dëshmorët e këtij fshati i nderoi edhe drejtori së bashku me mësimdhënësit e shkollës fillore e cila mban emrin “Dëshmorët e Hereqit”. Po në këtë ditë kjo shkollë  shënoi festën e themelimit të saj. Me këtë rast stafi i shkollës së bashku me nxënësit organizuan program festiv, ku u interpretuan pika të ndryshme si recitime, dramë, këngë dhe valle. Të pranishëm përfaqës zyrtarëve komunal ishin edhe familjarët…

Në 20 vjetorin e rënies herokike të dëshmorëve homazhe u bënë edhe në fshatin Dujakë, ku përveq  familjarëve nderime tek varrezat e dy dëshmorëve të këtij fshati bënë përfaqësues nga nivel lokal dhe qëndror, bashkëluftëtarë të dëshmorëve të rënë, si dhe banorë të fshatërave përreth.

Gjatë ditës së sotme me homazhe u nderuan edhe dëshmorët e rënë në Koshare dhe Sllup. /TV Syri Vision/