Gjakova
Shkronjat

Dyqani mbeti i mbyllur. I zoti i tij nga sot më nuk do ta hap këtë dyqan ku punonte si mjeshtër i elektrikës.

Një person me iniciale F.S. nga Gjakova ia ka marrë jetën vetes sot paradite. Sipas Policisë në orën 10:38 stacioni i policisë është njoftuar se në rrugën tranzite ose "Tirana" një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Policia ishte në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e mjekësisë ligjore duke e konstatuiar kështu edhe vdekjen e viktimës mashkull I moshës 41 vjeqare. Nga hetimet e para dyshohet për vetëvarje. Ky rast po hetohet nga sektori i hetimeve të Policisë së Gjakovës. /TV Syri Vision/