Gjakova
Shkronjat

Përfaqësuesit e KFOR-it të kënaqur me ndryshimet në komunën e Gjakovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot komandantin e detashmentit të KFOR-it për regjionin Jugor si dhe komandantin e trupave turke të KFOR-it kolonelin Mustafa Ihsan Tavazar, me të cilin ka bashkëbiseduar për situatën aktuale në komunën e

Gjakovës, projektet zhvillimore të kësaj komune si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të komunës së Gjakovë dhe KFOR-it.

Fillimisht kryetarja Kusari – Lila e ka njoftuar kolonelin Tavazar për angazhimin e qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve dhe projektet madhore të cilat janë në proces ose pritet të fillojnë në komunën e Gjakovës.

Ajo ka thënë se komuna ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme jo vetëm nga KFOR-i por nga secili institucion tjetër ndërkombëtar, prandaj edhe e ka pranuar me kënaqësi gatishmërinë e kolonelit Tavazar për ta ndihmuar komunën e Gjakovës në të gjitha rastet kur ka mundësi.

Nga ana tjetër, koloneli Tavazar ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimet pozitive në komunën e Gjakovës. Ai ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që po rikthehet në Kosovë dhe në Gjakovës pas një periudhë disa vjeçare, prandaj edhe këto ndryshime po i vëren tejet me lehtësi.

Ai e ka çmuar lartë bashkëjetesën dhe harmoninë nder fetare në komunën e Gjakovës, gjë të cilën e ka quajtur si vlerë të madhe me të cilën Gjakova duhet të mburret.