Gjakova
Shkronjat

Nga gjashtë nxënës të shkollave të ndryshme të komunës së Gjakovës, sot erdhën në shkollën “Zef Lush Marku”.

Në këtë sallë të edukatës fizike, ata ekspozuan punime shkencore në matematikë, shkenca të natyrës punëdore, dhe teknologji. E ata që e organizuan gjithë këtë, vendosën që këtë aktivitet ta quajnë “Panairi i Shkencave”.

Panairi i Shkencave është organizuar nga Komuniteti të Mësuarit së Bashku “Shtyllë”, në kuadër të aktiviteteve kushtuar 28 nëntorit. Nxënësit e cdo shkolle folën për punimet që kishin sjellur në këtë panair.

Ky panair ka qëndruar i hapur gati gjatë gjithë ditës për nxënësit e të gjitha shkollave të Gjakovës./Tv Syri Vision/