Gjakova
Shkronjat

Në njërën klasë po pikturohet, kurse në tjetrën po krijohen poezi dhe punime të ndryshme letrare.

Krejt ky aktivitet në kuadër të shënimit të festës së 28 nëntorit, i cili po organizohet nga pesë shkolla të komunës së Gjakovës, apo siç quhet Komuniteti i të Mësuarit së Bashku “Shtyllë”. Nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet, me të shënuar ora 10 e mëngjesit, filluan të krijonin punimet aty për aty, process ky i cili monitorohej edhe nga mësimdhënësit e gjuhës shqipe dhe artit figurativ.

E përderisa nxënësit dukeshin të koncetruar gjatë krijimit të pikturave por edhe punimeve në letërsi, ata u shprehën se aktvitete të tilla duhet të ndodhin më shpesh.

Nesër Komuniteti i të Mësuarit së Bashku, ka menduar të mbajë panairin e shkencave në shkollën “Zef Lush Marku”./Tv Syri Vision/