Gjakova
Shkronjat

Qytetarë të komunës së Gjakovës, simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, struktura udhëheqëse të Aleancës si dhe simpatizantë të partnerëve politik mbrëmë u mblodhën për të festuar të gjithë së bashku për fitoren e kryetarit të sapozgjedhur të Gjakovës Ardian Gjini.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve kryetari Gjini tha se do të realizohen të gjitha projektet të cilat edhe I ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.Sipas tij nëse bashkohen forcat e të gjithë qytetarëve të Gjaovës atëherë do të kryhen punë me përgjegjësi të madhe. Në këtë festë të pranishëm ishin edhe miq,  familjarë dhe bashkëpunëtorë të cilët kryetari Gjini I falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme të kandidaturës së tij për të parin e komunës. Gjini tha se gjatë qeverisjes së tij në Gjakovë do të jetë një ambient I ri politik dhe ekonomik me njerëz që punojnë me nderë për një komunë transparente dhe qeverisje të mirëfilltë. Mbrëmja e kësaj feste u karakterizua edhe me këngë.Për këtë  u përkujdes këngëtari Shkelzen Jetishi./TV Syri Vision/