Gjakova
Shkronjat

Dy aktivitetet e para i nisën në shkollën e mesme të ulët “Yll Morina”.

Janë këta nxënësit e pesë shkollave të komunës së Gjakovës, të cilët sot zhvilluan aktivitete sportive në ping pong dhe shah, në kuadër të festës së 28 nëntorit. E gjithë kjo nën organizimin e Komunitetit të Mësuarit së Bashku “Shtyllë”, i cili përbëhet nga institucionet e arsimit si Mustafa Bakija, Zekëria Rexha, Zef Lush Marku, Gjergj Fishta, dhe Yll Morina.

Përderisa në sallën e edukatës fizike në këtë shkollë nisën ndeshjet në ping pong, në një klasë tjetër zhvillohej aktiviteti në sportin e shahut.

Gjatë këtyre katër ditëve sa do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, shkollat janë të obliguara të sjellin nga 6 nxënës, duke u respektuar barazia gjinore dhe komuniteti pakicë. Kurse në ditën e fundit, kur do të mbahet program festiv për nder të 28 nëntorit, do të jenë gjithsej 6 pika të programit, ku çdo shkollë do të ketë nga një pikë./Tv Syri Vision/