Gjakova
Shkronjat

Dërgesa e parë e lëndës djegëse mazut, mbërriti në Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës më 14 nëntor, gjë që mundësoi fillimin e sezonës së ngrohjes nga pasditja e 15 nëntorit.

Megjithëse shprehet optimist se këtë sezonë do të ketë ngrohje të mjaftueshme për të gjithë konsumatorët, drejtori i kësaj ngrohtoreje, Admir Shala, thotë se patën problem me furnizim të pjesës veriore të qytetit, për shkak të rrjetës së vjetër të termofikimit, defek ky i cili sipas tij është eliminuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas Shalës, fakti që konsumatorët janë të kënaqur deri më tash me ngrohjen, ka bërë që të rritet edhe përqind e inkasimit të mjeteve.

 

Ai ka përfunduar për muajin nëntor dhe dhjetor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndarë 330 mijë euro për Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë./Tv Syri Vision/