Bota
Shkronjat

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të zbulojë masa të reja mbi emigracionin në mënyrë që të sigurojë amerikanët se nuk ka tejkaluar autoritetin e tij me ndalimin e udhëtimit.

Ndalimi i udhëtimit të Trump është pezulluar nga një gjykatë federale e apelit dhe për këtë Trump është “duke marrë parasysh dhe duke ndjekur të gjitha mundësitë” , tha ndihmësi i presidentit Stephen Miller për “Fox News të dielën.

Shtëpia e Bardhë do të mund të paraqesë ankesë të menjëhershme në Gjykatën Supreme, ose të lëshojë një urdhër të ri ekzekutiv.

Mundësia e fundit u hodh nga vetë Trump të premten.

“Jemi duke menduar të ndërmarrim veprime shtesë për të siguruar që imigracioni nuk është një mjet për pranimin e njerëzve në vendin tonë që janë armiqësorë ndaj kombit dhe vlerave të tij”, i tha Miller NBC-së, transmeton KosovaPress.