Bota
Shkronjat

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka folur për herë të parë për zhvillimet në vend që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë. Tha se populli di të ngit zërin kur ‘vlerat amerikane vihen në rrezik’.

Obama i ‘inkurajuar’ nga protestat kundër ndalimit të Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë për media në mbështetje të popullit që po proteston.

Në deklaratën e parë publike që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se, u inkurajua nga niveli i angazhimit të  njerëzve në mbarë vendin.

“Qytetarë që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u mbledh, për t’u organizuar dhe për ta ngritur zërin përmes zyrtarëve të tyre të zgjedhur është ajo që presim të shohim kur vlerat tona amerikane janë në rrezik”, ka thënë Kevin Lewis, zëdhënës i Obamas i post-presidencës.

Deklarata nuk i referohet direkt Urdhrit Ekzekutiv të nënshkruar nga Trump në fundjavë, e që përfshin ndalimin e arritjes në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Mijëra amerikanë në mbarë vendin po protestojnë pas urdhrit të Trump që ndalon hyrjen e refugjatëve në SHBA.