Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sulmoi FBI-në dhe ligjvënësit që hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, duke thënë se ata janë përqendruar së tepërmi te Rusia dhe kanë humbur shenjat që mund të kenë parandaluar të shtënat vdekjeprurëse në Florida.
SHBA-ja publikon emrat e personave rusë që janë në listë të zezë
Departamenti amerikan i Thesarit publikoi një listë me emra të rusëve të famshëm, që kanë lidhje të afërta me Presidentin Vladimir Putin, por theksoi se nuk bëhet fjalë për një listë sanksionesh.
Portugalia, fituese e Eurovision Song Contest (Video)
Fituese e edicionit të 62-të të Eurovision Song Contest, është Portugalia me këngëtarin Salvador Sobrale, i cili intepretoi “Amor Pelos Dois”.Një eveniment i tillë muzikor, këtë vit u mbajt në Kiev.
Një natë më parë, italiani energjik shoqëruar me një gorillë fallco bashkë me këngëtar portugez me zë të brishtë shiheshin si favoritë në finalen e Eurovizionit, shoë magjepsës me 200 milionë telespektatorë. Me sa duket parashikimet kanë qenë të sakta, pasi portugezi arriti të fitojë këtë kompeticion që po shndërrohet çdo vit në një eveniment gjithnjë e më të ndjekur.
Kënga “Amor Pelos Dois” arriti që në natën finale të mbledhë 758 pikë, duke lënë mbrapa këngëtarët nga Bullgaria dhe Moldavia. Portugalia ka 53 vite që është pjesëmarrëse në këtë festival, dhe kjo është hera e parë që ajo i’a del të jetë fituese./Tv Syri Vision/
Godet tërmeti më i rëndë i shekullit në Meksikë, ka të vdekur
Të paktën gjashtë persona janë konfirmuar se kanë vdekur nga tërmeti që po cilësohet si më i rëndi i shekullit. Tërmeti ka goditur sot në Meksikë në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale, me magnitudë 8 shkallë.
Merkel: S’lejojmë që turqit e Gjermanisë të votojnë për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi
Turqit që jetojnë në Gjermani nuk do të lejohen që të votojnë në asnjë referendum për kthimin e dënimit me vdekje, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
‘Kim Jong-un po përgjërohet për luftë!’
Ambasadorja e Amerikës në OKB Nikki Haley, ka deklaruar se Kim Jong është duke u përgjëruara për luftë.
Vatikani konfirmon takimin Papa Françesku-Trump
Papa Françesku do të takojë presidentin amerikan Donald Trump më 24 maj, njoftoi të enjten Selia e Shenjtë. Pritja në Selinë e Shenjtë do të bëhet në ora 8.30, në kuadër të vizitës së parë jashtë vendi të presidentit Trump pas marrjes së detyrës.
Katastrofë në SHBA, uragani i fuqishëm godet vendin
Uragani Harvey pritet të godasë brigjet e Gjirit të Teksasin të shtunën në orët e para të mëngjesit, duke ngritur shqetësime për ekonominë e zonës nga kalon. Governatori i Teksasit Greg Abot i kërkoi presidentit Trump të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nga katastrofa dhe ka kërkuar mobilizimin e gjitha forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.
Zgjedhjet në Francë, mes frikës për sulme dhe kërcënimit të ISIS
Në mbyllje të fushatës për zgjedhjet presidenciale franceze, kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen tha se besonte në një fitore surprizë të dielën, ndërsa rivali Emmanuel Macron e akuzoi atë për nxitjen e frikës te votuesit.
Rivali i Merkelit: Eurozona me buxhet të përbashkët
“Eurozona ka nevojë për një buxhet të përbashkët për të rritur investimet dhe Gjermania duhet të jetë e përgatitur që të bëjë më shumë në Europë, ndoshta duke rritur kontributet financiare në bllok”, tha lideri i socialdemokratëve Martin Schulz para mbështetësve në Berlin.
Turqia bllokon qasjen në Wikipedia
Qasja në Wikipedia është bllokuar në Turqi si rezultat i “një urdhri të përkohshëm administrativ” të imponuar nga Autoriteti Tureistik i Telekomunikacionit (BTK).
Moment i shumëpritur: Trump takohet për herë të parë me Putinin
Publikohen fotot e takimit të parë të konfirmuar mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilat janë publikuar në faqen e Facebook-ut të qeverisë gjermane, raporton The Guardian.
OKB: Rusia bllokon rezolutën për Korenë e Veriut
Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga SHBA-ja.
Shënohet temperatura më e lartë në histori të Tokës, ja në cilin shtet
Qyteti Ahaz i Iranit, i cili ka 1.1 milion banorë në regjionin e shkretëtirës së këtij shteti, ka shënuar jo vetëm temperaturat më të larta në Iran, por në të gjithë historinë e Tokës, transmeton koha.net.
Temperatura prej 54 gradë celsius është raportuar të jetë shënuar në qytetin e Ahvaz nga instituti meteorologjik internacional Francez, MateoFrance.
Këtë e ka bërë meteorologu Erienne Kapikan në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Rekord i ri nacional i nxehtësisë iraniane që është regjistruar ndonjëherë”, e kjo është temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor në të gjithë historinë e planetit Tokë, prejse kanë filluar matjet e temperaturave.
Finlanda emërohet vendi më i sigurt në botë
Finlanda është emëruar vendi më i sigurt në botë për pushuesit që dëshirojnë ta vizitojnë këtë shtet, thuhet sipas një raporti të ri prestigjioz.
"Është një nder i madh të jem këtu!" Trump dhe Papa Françesku shtrëngojnë duart
"Është një nder i madh të jem këtu!"
Këto ishin fjalët e para të Presidentit amerikan Donald Trump sapo shtrëngoi duart me Papa Françeskun.
Dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë janë takuar këtë mëngjes për herë të parë, pas një serie deklaratave kontradiktore që i kanë parë në të kaluarën si protagonistë.
Donald Trump dhe Papa shkëmbyen një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe Ati i Shenjtë përshëndeti përzemërsisht edhe Zonjën e Parë, Melania Trump, e cila ishte veshur me të zeza dhe me një dantelle që i mbulonte kokën, në respekt të plotë të indikacioneve tradicionale për seancat dhe takimet zyrtare me Papën.
Numri një i Amerikës hyri në Pallatin Apostolik, ku po mbahet edhe takimi i shumëpritur me Atin e Shenjtë, raporton “La Republica”.
Takimi është pjesë e udhëtimit të tij të parë presidencial i cili është planifikuar të zgjasë 9-ditë.
Trump dhe Papa pritet të bisedojnë për më shumë se një orë. Kjo mund të japë imazhe të fuqishme për votuesit katolikë në Shtetet e Bashkuara.
SHBA-ja injoron keq Rusinë
Uashingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilën sot e organizon Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.
Shefi i policisë jep disa detaje të tmerrshme për sulmin në Manchester
Shefi i policisë së Manchester-it, Ian Hopkins ka konfirmuar pistën e terrorizmit në shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e së hënës në një sallë koncertesh.
Trump ka një porosi për Phenianin dhe Pekinin, pas sulmit në Siri
Sulmi amerikan në Siri përmban një mesazh të qartë për Phenianin dhe aleatin e tij kinez, theksojnë ekspertët, por ky i fundit nuk do të mjaftohet për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi bërthamor.
Politikani i lartë gjerman: Trump përbën rrezik ndaj sigurisë së botës perëndimore
Një politikan i lartë gjerman ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përbën rrezik ndaj sigurisë së botës perëndimore, pas lajmeve se presidenti amerikan ndau informata tejet sekrete me Rusinë, të cilat i kishte siguruar nga një aleat jetësor.
Vogëlushja siriane, mesazh për Donald Trump: Nuk duam Luftë të Tretë Botërore
Vajza 7-vjeçare që bëri famë në Twitter me nofkën “Zëri i Alepos” ka folur përsëri – këtë herë rreth vendimit të Trump për të sulmuar bazat ajrore të Sirisë. Refugjatja siriane Bana Alabed shkroi në Twitter disa orë pasi SHBA lansoi 49 raketa ‘Tomahavk’, për të treguar mbështetjen e saj.