Kulturë
Shkronjat

Libri “Enver Hoxha” i autorit Blendi Fevziu, i publikuar në vitin 2011 është padyshim një ndër librat më të shitur të viteve të fundit, dhe që ka ngjallur interesim të jashtzakonshëm. Me mbi 400 faqe dhe një biografi të detajuar për ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha, ai arriti të bëhej në një prej librave më dokumentues të së kaluarës së shqiptarëve.

Ky libër ka arrtiur të marrë vëmendjen edhe në shtetet e huaja.

Vet autori i librit, prezantuesi i njohur Blendi Fevziu ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se revista akademike ruse i ka dedikuar katër faqe këtij libri, duke transmetuar në gjuhën ruse një përmbajtje të shkurtër të tij.

Ai është ndjerë shumë i lumtur për këtë fakt, ndonëse libri i tij ende nuk ka arritur të përkthehet për shitje jashtë vendit.